Aktualitet

Edhe dhuratat me doganë/ Çudia me institucionet shqiptare, nuk kalojnë pa paguar as tabletat e nisura nga filantropi shqiptar

7 Maj 2020, 06:20 Nga DOSJA
Edhe dhuratat me doganë/ Çudia me institucionet shqiptare, nuk

Në një kohë kur Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë këtë vit akademik përmes mësimit online, një numër i konsiderueshëm nxënësish në të gjithë vendin janë përballur me pamundësinë e këtij procesi, për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike.

Në këtë situatë, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani ka vendosur të dhurojë 1 mijë tableta për të ndihmuar fëmijët shqiptarë në procesin e mësimit online. Pasi kishte kryer të njëjtin gjest në Kosovë dhe Maqedoni, përmes një marrëveshjeje me Ministrinë e Arsimit, kompania Ecolog përgatit donacionin edhe për nxënësit shqiptarë, të cilët ishin identifikuar me emra nga vetë Ministria e Arsimit.

Por nëse në Kosovë dhe Maqedoni kishin marr falënderimet e institucioneve, në Shqipëri kompania përballet me një tjetër realitet. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i kërkon filantropit të paguajë tarifën doganore për 1 mijë tabetat që do të sjellin, ndonëse qartësisht është e specifikuar dhe vërtetuar se ato vijnë si dhuratë dhe jo si produkt për t’u tregtuar.

Opinion.al sjell kërkesën e kompanisë “Ecolog” për lirim të detyrimeve doganore të donacionit e cila sikurse shihet në përgjigjen përkatëse nuk është marr parsysh nga doganat. Thënë me fjalë të thjeshta, filantropi Destani duhet të paguajë tek shteti shqiptar edhe tarifë doganore për dhuratën që po sjell.

Si pasojë e kësaj mosmarrveshjeje, sasia prej 1 mijë tabletash nuk është dorëzuar dhe nxënësit shqiptarë mbeten ende ne vështirësi. Ndërkohë, Maqedonia dhe Kosova tashmë kanë vënë në funksion të nxënësve të tyre tabletat e dhuruara.

Marrë nga Opinion.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi lazim destani koronavirusi ne shqiperi lazim destani

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 05:47

SHQIPERI-842 të infektuar 31 viktima dhe 605 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 2...