Aktualitet

7 Maj 2020, 05:47 Nga DOSJA

SHQIPERI-842 të infektuar 31 viktima dhe 605 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 275 personave të dyshuar, janë konfirmuar me COVID-19 10 raste të reja. ISHP deklaroi numri total i të infektuarve ka shkuar në 842 dhe se rastet e reja janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Harta është zgjeruar me 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë.

Ndërsa, në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërkohë që rastet e reja në Krujë janë tri, kontakte të të prekurve në fasoneri, ndërsa në Tiranë, një rast nga 3 është një pacient nga Fushë-Kruja, i cili kishte ardhur në QSUT për një ndërhyrje neuro-kirurgjikale.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll