Aktualitet

Tragjedi në Dushnik të Beratit/ Po hapnin pus për vaditje, vdes babai bashkë me djalin dhe nipin, xhepi i gazit i helmoi duk

7 Maj 2020, 07:17 Nga DOSJA
Tragjedi në Dushnik të Beratit/ Po hapnin pus për vaditje, vdes

BERAT- Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushnik ku tri persona kanë humbur jetën pasi u bllokuan brenda një pusi që po hapnin për të vaditur. Gentian Golashi (Hoxha), 45 vjeç, Neim Hoxha 46 vjeç dhe Kamber Hoxha, 75 vjeç, po punonin për hapjen e një pusi por janë ndeshur me një xhep gazi. Kamberi është babai i Neimit, dhe Gentiani është nipi.

Ata janë helmuar nga sasia e gazit në pus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fillimisht në pus ka hyrë Kamber Hoxha, e pas tij, nipi, Gentiani për ta shpëtuar, por edhe ai ka ngecur brenda pusit. Pas tij, ka shkuar edhe djali i Kamberit, Neimi për t’i shpëtuar por për fat të keq nuk ia ka dalë. 

Si pasojë ata kanë rënë brenda në pus duke mbetur të bllokuar aty. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Policia dhe zjarrikëset, që i kanë nxjerrë, por për Kamberin dhe Gentianin ishte tepër vonë. Djali i Kamberit, Neimi është nxjerrë i gjallë nga pusi, por  fat të keq ai ka humbur jetën rrugës për në spital, pa mundur që të shpëtonte.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat bllokohen ne pus gentian hoxha kamber hoxha neim hoxha berat bllokohen ne pus gentian hoxha kamber hoxha neim hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 05:47

SHQIPERI-842 të infektuar 31 viktima dhe 605 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 2...