Aktualitet

Dhunonte fizikisht gruan dhe vajzën, arrestohet burri në Kurbin, çfarë i gjeti policia në banesë

7 Maj 2020, 06:52 Nga DOSJA
Dhunonte fizikisht gruan dhe vajzën, arrestohet burri në Kurbin,

Kurbin: Policia e Shtetit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Kurbin. Policia ka arrestuar në flagrancë personin me iniciale  Xh.J, pasi dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan dhe vajzën e tij. Në banesë policia e ka gjetur burrit 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).

Njoftimi i Policisë:

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e ngjarjes. Vihet në pranga autori. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë. Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin. Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Xh. J., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet burri në krubin dhunë në kurbin arrestohet burri në krubin dhunë në kurbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 05:47

SHQIPERI-842 të infektuar 31 viktima dhe 605 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 2...