Aktualitet

U tha se po bën mrekulli kundër COVID-19, mjekja sqaron përdorimin e ilaçit “Remdesivir”: Nuk është kura

6 Maj 2020, 21:00 Nga DOSJA
U tha se po bën mrekulli kundër COVID-19, mjekja sqaron

TIRANË- Mjekja shqiptare në SHBA, Ailda Nika në një intervistë për “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, foli mes të tjerash edhe për medikamentin që ka filluar të përdoret në SHBA. Bëhet fjalë për “Remdesivir”, për të cilin u tha se është zbuluar si ilaç që do të kurojë koronavirusin. Mjekja e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke theksuar se ky medikament është pjesë e skemave të mjekimit, por nuk kuron plotësisht Covid-19.

 “Disa ditë më parë kur Remdesivir u aprovua për mjekim e Covid-19, ishte shumë zhurmë në media se u gjet më në fund ilaçi që do të mjekojë Covid, gjë e cila është një spekulim. Nuk ka trajtim për këtë virozë, këta pacientë janë shumë të sëmurë, dhe edhe ende herët për të thënë se cili do të jetë rezultati i Remdesivir. Në këta pacientë ka një stuhi imunitare, ata janë me një sërë problemesh të tjera, kështu që Remdesivir është një nga medikamentet e skemave të mjekimit, por kurrë sesi është kura apo trajtimi. Megjithatë Remdesivir përdoret masivisht te pacientët. Janë duke u bërë edhe me qindra studime të tjera. Janë shumë skema mjekimi që janë duke u përdorur. Unë doja të ishim më të vëmendshëm në terminologjinë që përdoret”, tha Nika.

Sa i takon vaksinës, mjekja u shpreh se fundi i viitt është një ndër opsionet më të mundshme. Pavarësisht se sbpresat janë tek zbulimi i vaksinës, për mjeken janë testimet dhe ekspozimi i popullsisë me virusin që do të ulë vdekshmërinë.

“Nuk dihet se kur ajo do të jetë e gatshme, ne jemi optimistë. Fundi i vitit është një nga opsionet më optimiste. Më shumë do thoja që duke u rritur numri i testimeve, dhe përqindja  e popullsisë së ekspozuar do të ndikojë që vdekshmëria të jetë në ulje”, u shpreh ajo.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ailda nika remdesivir ailda nika remdesivir

Sondazh

Poll