Bota

Rëndohet bilanci në Gjermani/ 197 viktima dhe 568 raste të reja me Covid-19, gjatë 24 orëve

6 Maj 2020, 20:00 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Gjermani/ 197 viktima dhe 568 raste të reja

GJERMANI- Numri i të infektuarve dhe viktimave në Gjermani po rritet ndjeshëm ku gjatë 24-orëve janë kanë humbur jetën 197 persona, duke e çuar në 7190 numrin e përgjithshëm.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë raportuar se së fundmi janë regjistruar 568  raste të reja, dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 167.575.

Në vend deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 137.400 persona, ndërsa 1884 ndodhen në gjendje kritike.

Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 261,243 qytetarë. Vendet më të prekura janë Amerika, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 72.767 qytetarët dhe janë infektuar 1,242,267. Fatkeqësisht virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali janë shënuar 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 25, 857 qytetarë.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll