Bota

Covid-19 në Kosovë/ 4 raste të reja dhe asnjë viktimë gjatë 24 orëve

6 Maj 2020, 19:20 Nga DOSJA
Covid-19 në Kosovë/ 4 raste të reja dhe asnjë viktimë

KOSOVË– Insituti i Shëndetit publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar vetëm 4 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse ku 2 persona janë indentifikuar në në Prizren, 1 në Rahovec dhe 1 në Leposaviq.

Numri i përgjithsëm i të infektuarve ka shkuar në 860, ndërsa 533 prej tyre janë shëruar. Në kosovë 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga virusi, por të gjithë viktimat kanë pasur sëmundje shoqëruese.

IKSHPK në Kosovë bën thirrje që të respektohen rekomandimet dhe të mbahet higjena e distanca sociale në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo krizë.

Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 261,243 qytetarë. Vendet më të prekura janë Amerika, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 72.767 qytetarët dhe janë infektuar 1,242,267. Fatkeqësisht virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali janë shënuar 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 25, 857 qytetarë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll