Bota

Visheshin si sheikë dhe u merrnin njerëzve miliona eruro. Zbulohet banda , arrestohen katër serbë në Itali

5 Maj 2020, 19:49 Nga DOSJA
Visheshin si sheikë dhe u merrnin njerëzve miliona eruro. Zbulohet

ITALI- Guardia di Finanza në Varese, pas dy vitesh hetime ka arritur të zbulojë një bandë të cilët visheshin si sheikë dhe bindnin njerëzit italianë për t’u dhënë para, shuma të cilat kalonin në Kubë, Indi, Dubai, Rusi, Kinë dhe Hong Kong përmes rrugëve ilegale. Mediat e huaja bëjnë me dije se më pas paratë u riktheheshin personave por ishin fallso.

Policia italiane ka arrestuar 4 prej tyre të cilët ishin serbë që jetonin në Lombardi. Policia sekuestroi 2.4 milion euro pasuri, përfshirë tre vila, 2 shtëpi, 9 apartamente dhe 2 sipërfaqe toke si dhe piktura dhe orë të shtrenjta. Të arrestuarit janë të moshës 33, 37, 45 dhe 48 vjeç.

Operacioni i quajtur “LA STANGATA CONTINUA” bëri të mundur edhe identifikimin e personave mbi të cilët ishin regjistruar pasuritë, pasi nuk mund t’i justifikonin nga të ardhurat e tyre të deklaruara.

Operazione #lastangatacontinua della #GDF di #Varese che ha #sequestrato beni per un valore di 2,4 milioni di euro a 4 #pregiudicati di origine serba dediti alla commissione di #reati contro il patrimonio.#NoiconVoi pic.twitter.com/54dsVHEFEP

— Guardia di Finanza (@GDF) May 4, 2020


(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali plicia italiane itali plicia italiane

Sondazh

Poll