Bota

Dyshoheshin për komplot të ‘thurur’ nga SHBA për rrëzimin e presidentit Nikolas Maduro. Arrestohen dy amerikanë

5 Maj 2020, 18:54 Nga DOSJA
Dyshoheshin për komplot të ‘thurur’ nga SHBA për

VENEZUELË- Forcat policore në Venezuelë kanë arrestuar dy amerikanë, pas një aksioni që dyshohet se kishte për qëllim rrëzimin e presidentit të vendit Nikolas Maduro.

Autoritetet venezueliane dyshojnë se është jë komplot i planifikuar nga  lideri i opozitës Juan Guaido, i mbështetur nga SHBA-ja. Lajmin e kanë publikuar mediat ndërkombëtare ku kanë shhfqaur maduron dhe dy pasaportat e amerikanëve, duke bërë kështu publike dhe emrat e tyre.

Mediat shtojnë se Denman Luke 34 -vjeç dhe Airan Berry- 41 vjeç janë arrestuar me akuzën që fshihen pas komplotit ndërsa kreu i shtetit të Venezuelës ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë amerikane, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë sulm.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar, duke thënë se ajo që po ndodh në shtetin venezuelian, “nuk ka asnjë lidhje me qeverinë amerikane”.

Burimi:aljazeera

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota airan berry- denman luke juan guaido nikolas maduro airan berry- denman luke juan guaido nikolas maduro

Sondazh

Poll