Bota

“Shpërndau koronavirusin në Lindjen e Mesme’. Zbulimi i BBC-së: Ishte e ndaluar nga qeveria por linja ajrore  ‘Mahan A

5 Maj 2020, 17:51 Nga DOSJA
“Shpërndau koronavirusin në Lindjen e Mesme’. Zbulimi i

LINDJE E MESME-Një hetimi i bërë nga  BBC News Arabic, ka analizuar të dhënat e gjurmimit të fluturimeve dhe pamjet që tregonin se si linja ajrore më e madhe e Iranit ‘Mahan Air’  vazhdoi fluturimet edhe pse ishin ndaluar nga qeveria.

Sipas medias prestigjoze kjo gjë ka ndikuar në përhapjen e Covid-19 në Lindjen e Mesme, pasi ‘Mahan Air’ drejtoi qindra fluturime drejt dhe nga Irani, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Siria midis fundit të janarit dhe fundit të marsit.

Po ashtu mësohet ‘Mahan Air’ mori leje nga të gjitha këto vende që të vazhdonte lëvizjet.

Siç thuhet më tej, burimet brenda linjës ajrore i thanë BBC-së se dhjetëra ekuipazhë të kabinës së ‘Mahan Air’ po shfaqnin simptoma të Covid-19 dhe se kur stafi u përpoq të ngrinte shqetësime në lidhje me menaxhimin e krizës nga ajri dhe sigurimin e pajisjeve të sigurisë, ata heshtën.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en bote koronavirusi en bote

Sondazh

Poll