Bota

Tym e flakë! Shpërthen fabrika e plastikës në Napoli, dyshohet për viktima, dëshmitarët: Dëgjuam ulërima….

5 Maj 2020, 17:05 Nga DOSJA
Tym e flakë! Shpërthen fabrika e plastikës në Napoli,

ITALI– Fabrika e plastikës në  Campania, Adler Plastic të Otaviano , në provincën e Napolit  ka shpërthyer. Mediat lokale shkruajnë se ngjarja ka ndodhur para pak minutash, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe re të dendur tymi që ka pushtuar të gjithë zonën.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se tre persona, punonjës të fabrikës kanë mbetur të lënduar, ndërsa dyshohet që nga shpërthimi të ketë pasur edhe viktima.

Dëshmitarët tregojën se kanë dëgjuar ulërima dhe zëra që kërkonin ndihmë, dhe vinin pikërisht nga fabrika. Në vendngjarje ka mbërritur ekipi i urgjencës, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.

Fabrika që shpërtheu është një kompani, e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e materialeve plastike, dhe mbahet si lidere në këtë sektor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali napoli shperthen fabrika e plastikes ne itali itali napoli shperthen fabrika e plastikes ne itali

Sondazh

Poll