Bota

Komisioni i Venecias i përgjigjet Albin Kurtit: Gjykata Kushtetuese u shpreh, respektoni vendimin e saj

5 Maj 2020, 16:22 Nga DOSJA
Komisioni i Venecias i përgjigjet Albin Kurtit: Gjykata Kushtetuese u

KOSOVË- Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në lidhje me kërkesën e tij për opinion për veprimet e Presidentit me mandatimin e qeverisë së re. Në një njoftim për mediat Komisioni ka vlerësuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kësaj çështje.

Më tej thuhet se komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila është shprehurn për këtë çështje.

NJOFTIM I PLOTË

Sot, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit. Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar.

Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti komisioni i venecias qeveria e re ne kosove albin kurti komisioni i venecias qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll