Bota

Vrau gruan dhe tre fëmijën/ Burri ‘habit’ me deklaratën e tij gjatë telefonatës me të afërmin: Nuk mbaj mend asgj

5 Maj 2020, 19:12 Nga DOSJA
Vrau gruan dhe tre fëmijën/ Burri ‘habit’ me

FLORIDA– Një burrë nga Florida, i akuzuar për vrasjen e gruas, tre fëmijëve dhe qenit të familjes brenda shtëpisë së tyre ka bërë deklaratën shokuese teksa fliste me një të afërm.  Ai është shprehur se nuk dinte asgjë për vrasjet dhe as për ato që kishin ndodhur para dhe pas krimit.

“Nuk mbaj mend kur erdha këtu. Nuk mbaj mend asgjë pas ngjarjeve që ndodhën, asgjë. Unë dua që ju të dini disa gjëra. Absolutisht e dashuroja, nderoja dhe respektoja Megan me gjithçka. Meqenëse shumë gjëra do të dalin, nuk mund të flas tani,”– Tha Todt.

Biseda e Anthony Todt, të cilën e bëri pasi hyri në burg është publikuar nga prokurorët e Floridas së bashku një dokument të skemës së krimit të rëndë dhe provave me fotot që tregojnë thika dhe njolla gjaku në veshjet e fëmijëve si dhe intervista me oficerët e policisë që gjetën kufomat.

Todt, 44 vjeç, u arrestua në mes të janarit kur policia hyri në shtëpinë e familjes për të zbatuar një urdhër federal në një rast mashtrimi dhe zbuloi burrin që jetonte me trupat e dekompozuar të Megan Todt, 42 vjeç, dhe tre fëmijët e tyre Alek, 13-vjeç, Tyler, 11 vjeç dhe Zoe katër vjeçare.

Sipas raporteve përfundimtare të autopsisë të lëshuara në prill, të cilat u publikuan nga mediat vendase u zbulua se  Todt  kishte droguar familjen e tij me ‘Benadryl’ ku më pas I kishte goditur me thikë. Todt ka qenë në burgun e Qarkut Osceola nga koha e arrestimit më 13 janar.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony todt florida megan todt anthony todt florida megan todt

Sondazh

Poll