Bota

Lajme të mira nga Greqia/ Asnjë viktimë gjatë 24-orëve të fundit, regjistrohen 10 raste të reja nga Covid-19

5 Maj 2020, 16:13 Nga DOSJA
Lajme të mira nga Greqia/ Asnjë viktimë gjatë 24-orëve

GREQI– Ditën e sotme nga shteti fqinj kanë ardhur lajme të mira. Autoritetet vendase kanë njoftuar se fatmirësisht ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë.

Mediat greke kanë bërë me dije se ky është një hap drejt suksesit në përballimin e koronavirusit.

Ndërkohë gjatë 24-orëve me sëmundjen vdekjeprurëse  që janë rregjistruar 10 raste të reja, duke e çuar në total 2 mijë e 642 të infektuar nga Covid-19. Ndërsa deri më tani në Greqi kanë humur jetën 146.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, deklaroi se mekanizmat e kontrollit të shtetit po aktivizohen në drejtim të ruajtjes së shëndetit publik dhe zbatimit të ligjit edhe në këtë rast. Ai u kujtoi shkelësve se ka gjobë dhe i rezervoi për më shumë masa nëse vazhdojnë fenomene të ngjashme.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll