Bota

Rriten vdekjet në Itali/ 236 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

5 Maj 2020, 16:04 Nga DOSJA
Rriten vdekjet në Itali/ 236 viktima në 24 orët e fundit nga

ITALI- 236 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një rritje të lehtë, pasi dje ishin vetëm 195 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 236.

Por fatmirësisht është ulur numri i rasteve të reja të Covid-19 pasi janë regjistuar  1.075 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa një  ditë më parë Italia rregjistroi 1.221 pacientë të prekur nga Covid-19.

 

Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, pasi deri tani numërohen 29.315 viktima dhe janë infektuar 213,013 të tjerë.

Në rang  global janë numërohen 3,679,552 të infektuar, 254,283  viktima dhe 1,214,889 të shëruar.  Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 70.653 qytetarët dhe janë infektuar 1,217,367.  Në Itali janë shënuar 29,315 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,201 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 25,613 qytetarë.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 12:38

BRITANI E MADHE- Me përhapjen e koronavirusit në mbarë botën  qeveritë e vendeve të prekura nga ky virus vdekejprurës kanë punuar edhe për krijimin e aplikacion...