Bota

COVID-19 shkakon 252,429 viktima në të gjithë botën, virusi shpërthen në Meksikë, mbi 1 mijë të infektuar gjatë orëve

5 Maj 2020, 06:19 Nga DOSJA
COVID-19 shkakon 252,429 viktima në të gjithë botën, virusi

3,679,552 të infektuar, 254,283  viktima dhe 1,214,889 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë.

Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 70.653 qytetarët dhe janë infektuar 1,217,367. Situata paraqitet shumë më e qetë në Kinë, aty ku u shfaq edhe për herë të parë virusi. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet ka pasur vetëm një rast të ri dhe numri total i viktimave është 4,633. Situata nuk paraqitet mirë në Brazil. Në këtë shtet numri i viktimave po rritet ndjeshëm nga dita në ditë dhe deri më tani janë shënuar 7,367 viktima. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar si pozitivë me COVID-19 354 qytetarë. Ndërsa në Meksikë, së fundmi janë konfirmuar me COVID-19 edhe 1,434 persona dhe numri i viktimave është 2,271.

Fatkeqësisht virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali janë shënuar 29,315 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,201 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 25,613 qytetarë.  Numri i të infektuarve dhe viktimave rritet çdo ditë edhe në Ballkan. Në Shqipëri janë infektuar  820 persona dhe janë shënuar 31 viktima.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid në botë koronavirusi ne bote viktimat e covid në botë

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2020, 19:24

ANGLI– Piers Corbyn, vëllai i politikanit anglez, Jeremy Corbyn ditën e sotme ka thënë se bota nuk po përjeton një pandemi globale siç është koronavirusi...