Aktualitet

Shkurtime pagash deri në 60% dhe shkarkime nga puna/ Punonjëst e “Albpetrol-it” në Fier nisin protestat, kërcënojnë me grevë urie. Kompania: S’ka pasur shitje nafte prej COVID-19

VIDEO
Punonjësit e Albpetrol në protestë, kompania u ka ulur pagat dhe disa prej tyre i ka shkarkuar nga detyra. Punonjësit kërcënojnë se do të futen në grevë urie duke pretenduar se kanë punuar nga 8 orë çdo ditë dhe nuk mund të paguhen 26 mijë lekë. Ende nuk ka asnjë reagim nga drejtori i Gent Gazheli.
Featured image of article: Shkurtime pagash deri në 60% dhe shkarkime nga puna/ Punonjëst e “Albpetrol-it” në Fier nisin protestat, kërcënojnë me grevë urie. Kompania: S’ka pasur shitje nafte prej COVID-19 Protesta në Fier

FIER– 250 punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë ngritur në protestë pasi pagat e tyre janë ulur deri në 60% si pasojë e gjendjes së krijuar nga koronavirusi. Të panjoftuar më parë lidhur me shkurtimet, një e-mail i dërguar në zyrën e financës së kompanisë ka paralajmëruar që rroga neto për këtë muaj do të jetë 26 mijë lekë, ndërsa të tjerë do të kenë ulje deri ën 60% të pagës bazë.

Shkurtimet e pa lajmëruara kanë nxitur zemërim tek punësonjësit, të cilët edhe pse në kohë pandemie nuk e kanë ndaluar punën e tyre, duke bërë që të mos përfitojnë edhe nga pagat e luftës.

Sipas kompanisë, shkurtimi i pagave dhe shkarkimet nga puna po ndodhin pasi përgjatë dy muajve të fundit, për shkak të koronavirusit nuk ka pasur shitje të naftës së prodhuar. Punonjësit kërcënojnë me grevë urie dhe nuk pranojnë vendimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por shkurtimi i pagave nuk ishte i papritur pasi në seancën plenare të 30 prillit, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije se është ndërprerë puna në rafineritë e naftës së kompanisë “Albpetrol”. Balluku theksoi se depozitat e naftës së kësaj kompanie janë të mbushura, prandaj procesi i nxjerrjes është pezulluar.

Megjithatë nuk e përmendi për asnjë moment, se punonjësit do të mbeteshin pa rrogë edhe pse kanë qënë në punë. Ata pretendojnë se kanë punuar nga 8 orë çdo ditë do të marrin vetëm 260 mijë lekë rrogë në muaj.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga drejtori i ri i kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol” sha., Gent Gazheli. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, zëvëndësoi në detyrë Eriola Mukën, e cila mbante postin prej rreth 6 muajsh.

(k.m.j.v./dosja.al)

  • 11:23

    Shkurtimi i pagave në “Albepetrol”/ “Shpërthen” specialistja e naftës: Kemi ardhur çdo ditë në punë, s’kemi faj ne. Turpi më i madh

    Shkurtimet e pagave dhe shkarkimet nga detyra kanë nxjerrë në protestë punonjësit e “Albpetrol” në Fier. Punonjësit shprehen se disa prej tyre janë privuar nga koronavirusi për të shkuar në punë, megjithatë nuk e shohin si të drejtë vendimin për shkurtimin e pagave. Një prej specialisteve të naftës shprehet se nuk pranon që të marrë pagën e luftës, pasi ajo paguhet nga nafta që prodhon dhe nuk ka lidhje me pandeminë e koronavirusit.

    “Problemi qëndron këtu, pas pandemisë, një pjesë ka qenë në shtëpi për arsye transporti dhe një pjesë ka ardhur në punë, nga ne që kemi dalë sipas tyre në reformë. Unë jam në specialiste e vjetër në naftë, gjithë sistemin e naftës e kam bredhur me pëllëmë dhe sot unë dal e papunë. Zonja këtu është me dy fakultete në shtet  dhe del e papunë, Kurse këtu Alpetrolin e drejton një grup, kaptera, mësues, mund të them edhe mjekë dhe ne jemi karandisur kështu. Ky është turpi më i madh që mund të ekzistojë. Unë kam ardhur çdo ditë më punë dhe tani na thonë të marrim pagë lufte. Unë paguhem nga nafta nuk ka lidhje fare me qeverinë. Duan të na paguajnë me pagë minimale sikur ne kemi ulur qepenin, sikur jemi tregtarë. Nuk është faji ynë që nuk shitet nafta”, u shpeh një spacialiste.

  • 10:56

    ‘S’ka pasur shitje nafte prej COVID-19″/ Ulje deri në 60% të pagës, E-maili që njoftoi shkurtimin e pagave tek “Albpetrol”, ç’po ndodh në Fier

    Punonjësit e “AlbPetrol” kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kompania ka vendosur për uljen e pagave të tyre deri në 60% për shkak të situatës nga koronavirusi. Ka qënë një e-mail i dërguar nga shefja e Financës Miranda Lilo, që ka paralajmëruar uljen në rroga të të gjithë punonjësve. Ulja e pagave është bërë me ndarje në 4 kategori dhe justifikimi është se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, nuk ka patur shitje të naftës dy muajt e fundit.

    E-maili i dërguar

    E-maili i dërguar tek punonjësit e “Albpetrol”:

    Ju lutem merrni masat për përgatitijen e borderove të pagave për muajin prill 2020. Njoftoni edhe qendrat që të përgatisin pagat si mëposhtë:

    1.Nënat me fëmijë me pagë minimale (26000 neto)

    2.Personat që kanë punuar nga shtëpia me pagën (26000 neto)

    3.Personat që kanë qënë në punë -60% të pagës bazë

    4.Gjithë personat e terrenit me pagën 26000 neto

    Ju lutem filloni përgatitjen urgjente të lustëpages

Shto Koment