Bota

I njohur si ‘Zoti i qiejve’, vila e trafikantit Fuentes që vdiq gjatë operacionit plastik shitet për 2 mln dollarë, para

4 Maj 2020, 16:40 Nga DOSJA
I njohur si ‘Zoti i qiejve’, vila e trafikantit Fuentes që vdiq

MEKSIKË– Qeveria meksikane shiti në ankand vilën e trafikantit Amando Carrillo Fuentes, i cilësuar dikur si trafikanti më i madh i drogës në botë. Sipas mediave të huaja vila u shit për më shumë se 2 milionë dollarë dhe të ardhurat do të shkojnë për shërbimin shëndetësor publik për të luftuar sëmundjen e koronavirusit.

Carrillo Fuentes, i njohur edhe si ‘Zoti i Qiejve’, vdiq në vitin 1997, duke qenë se operacioni plastik që ai bëri nuk shkoi siç duhet. Atij i vunë këtë pseudonim pasi trafikonte sasi të mëdha droge me flotën e tij private të avionëve.

I lindur në Sinaloa, ai u bë një prej trafikantëve më të mëdhenj në planet. Ai e nisi duke shitur hashash dhe më pas nisi të trafikonte kokainë me avionë. Pasuria e tij mendohej se shkonte deri në 25 miliardë dollarë.

Ai vdiq në moshën 40-vjeçare në operacion 3 mjekë u vranë si hakmarrje për vdekjen e tij. Policia publikoi një foto të trafikantit me fytyrën e shformuar, por kjo nuk i zbehu zërat se ai mund të jetë gjallë. Përveç shtëpisë, në ankand ishin edhe 70 makina, pesë avionë, bizhuteri, etj.

Burimi:BBC 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amando carrillo fuentes meksike amando carrillo fuentes meksike

Sondazh

Poll