Bota

I shpëtoi jetën Boris Johnson/ Dr. Nicholas Hart bën paralajmërimin e fortë: Pacientët do të kenë efekte afatgjata pasi

4 Maj 2020, 15:45 Nga DOSJA
I shpëtoi jetën Boris Johnson/ Dr. Nicholas Hart bën

BRITANI- Profesor Nicholas Hart, një  nga mjekët, pjesë e ekipit që i shpëtuan jetën kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, thotë se koronavirusi është poliomieliti i këtij brezi dhe paralajmëroi se do të ketë efekte afatgjata tek pacientët.

“Covid-19 është poliomieliti i kësaj gjenerate. Pacientët kanë sëmundje të butë, të moderuar dhe të rëndë. Një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike, pasi shërohen nga kjo sëmundje e rëndë që do të kërkojë një menaxhim afatgjatë”, ka thënë ai.

Sipas tij, një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike pasi si të ketë kaluar sëmundjen vdekjeprurëse. Ishte profesori që para se Britania të izolohej tha se të gjithë duhet të kujdesen duke thënë se edhe vetë ai do të jetë në krye të detyrës për të gjithë pacientët që do të infektohen me koronavirus.

‘Një lutje për ndihmë. Unë kam punuar për 18 orë në ditë, si shumë të tjerë, për të siguruar që ne mund të mbrojmë të gjithë pacientët tanë dhe të gjithë ekipin tonë të mrekullueshëm. Coronavirus është një sëmundje e rëndë dhe unë dua që të gjithë të kujdesen dhe të qëndrojnë të sigurt dhe kjo kërkon që ju të qëndroni brenda”.- tha ai.

Kujtojmë se kryeministri Boris Johnson ka falenderuar publikisht Dr Nick Hart dhe Dr Nick Pirce për ndihmën e madhe që i kanë dhënë gjatë ditëve kur ai ndodhej në spital nga koronavirusi dhe në shënjë mirënjohjeje, i vuri djalit të vogël Nicholas.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani nicholas hart boris johnson koronavirusi ne britani nicholas hart

Sondazh

Poll