Bota

“Si e keni hallin?”, Trump ankohet për mediat: Më trajtojnë keq, me duket sikur janë anëtarë të Partisë Demokratike

4 Maj 2020, 15:50 Nga DOSJA
“Si e keni hallin?”, Trump ankohet për mediat: Më

SHBA- Presidenti i SHBA është ankuar sërish sot për mediat dhe shprehet se ai është trajtuar keq ga nga gazetarët. Në një deklaratë ai tha se media po e trajton më keq se ç’ka trajtuar Presidentin Abraham Linkoln, që udhëhoqi vendin gjatë Luftës Civile dhe u vra me atentat në 1865.

AI ka qenë sot në përmendoren e Linkoln në Uashington, ku u shpreh se askush më parë nga Presidentët nuk është trajtuar kaq keq.  “Ballafaqohem me një shtyp armiqësor, një shtyp që nuk e ka provuar asnjë president më parë. Ndoshta më afër kësaj ekperience ka qenë ky zotëria këtu,” tha Trump.

Reagimi i presidentit për shkëmbime negative, tendencioze me median pasoi një pyetje nga një infermiere në pension dhe konsulente për nxënësit e një shkolle fillore.

Presidenti vijoi duke sulmuar gazetarët dhe in akuzoi për “pyetje të pacipta”, duke shtuar se pjesa më e madhe e tyre duket sikur janë anëtarë të Partisë Demokrate. “Më duket se po të sillem mirë me ta (gazetarët), do më marrin nëpër këmbë. Kur dal në publik para gazetarëve, në vend që të më bëjnë pyetje normale, shoh një nivel zemërimi e urrejtjeje, aq sa i pyes “Si e keni hallin? Ku qëndron problemi?”, shtoi ai,.

(A.B. Dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll