Bota

Rekord rastesh të reja në Rusi/ Infektohen nga koronavirusi 10.581 pacientë të tjerë

4 Maj 2020, 13:04 Nga DOSJA
Rekord rastesh të reja në Rusi/ Infektohen nga koronavirusi 10.581

RUSI– Rusia është një tjetër vend ku virusi po përhapet ditë pas dite duke shkaktuar një numër të lartë viktimash dhe të të sëmurësh.

Nga java e fundit Rusia ka shënuar çdo ditë mbi 10 mijë viktima duke  e rritur tej mase shumë numrin e të infektuarëve. Në 24 orët e fundit sipas mediave të huaja është mësuar  se janë konfirmuar edh 10,581 raste të reja të COvid-19  duke e çuar bilancin në nivel kombëtar në 145,268 që prej fillimit të shpërthimit.

Tashmë me këtë bilanc Rusia ka tejkaluar edhe Kinën, Turqinë dhe Iranin me numrin e të sëmurëve nga koronavirusi.

Një javë më parë u konfirmua lajmi se edhe kryeministri rus Mikhail Mishustin ishte diagnostikuar me Covid-19.

Ndërkohë Presidenti Putin zgjati periudhën e mosparaqitjes në punë deri në datë 11 maj, ndërsa Moska do të vijojë të jetë në karantinë. Megjithatë zyrtarët kanë ritheksuar disa herë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të thyejnë masat izoluese gjatë periudhës së festave zyrtare të muajit maj.

Burimi:  themoscowtimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll