Bota

Pacolli ‘turbullon’ sërish ujërat, udhëton drejt Zvicrës me avionin privat: Më kërkon familja

4 Maj 2020, 16:35 Nga DOSJA
Pacolli ‘turbullon’ sërish ujërat, udhëton drejt

KOSOVË– Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli është nisur sërish drejt Zvicrës me avionin e tij privat. Pak ditë pasi turbulloi ujërat në lidhje me kthimin e tij nga Zvicra në atdhe, pas refuzimit nga Prishtina, biznesmeni ka ‘ngacmuar’ sërish autoritetet duke kërkuar leje për udhëtim.

Mësohet se keja i është miratuar dhe se Pacolli, në orën 14:00 është nisr me avionin e tij privat drejt Zvicrës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili ka thënë se deputeti udhëton pas kërkesës nga familja.

Z. Behgjet Pacolli është një qytetar i lirë dhe përgjegjëshëm i Republikës së Kosovës i cili si gjithmonë ka lëvizur në mes të Kosovës dhe Zvicrës në respektim të plotë të rregullave dhe procedurave të parapara për udhëtime jashtë Republikës së Kosovës. Z. Pacolli do të udhëtojë sot privatisht për në Zvicër me kërkesën e fëmijëve të tij që të bashkohet me familjen në Zvicër në këto kohë. Zoti Pacolli ka dashur ta sjelle familjen ne Kosove por per shkak te procedurave te ketushme, me e lehte ka qene shkuarja e tij atje ngase shteti zvicerrian ka ndermarre masa te tjera,”- ka thënë Zyberaj për Reporter.

Pak ditë më parë Pacolli u bë “mollë sherri” për autoritetet në Kosovë dhe ato nuk lanë uljen e avionit të tij në Prishtinë. Deputeti duke u mos u lejuar që të shkonte në Kosovë dhe udhëtoi nga Zvicra drejt Shqipërisë. Më pas ai shkoi në Kosovë, ku u izolua në banesën e tij. Dhe tashmë nga aty, do të shkojë drejt Zvicrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli behgjet pacolli ne tirane behgjet pacolli behgjet pacolli ne tirane

Sondazh

Poll