Bota

Veproi ndryshe nga çdo shtet tjetër/ Kush do ta fitojë luftën me Covid-19, Suedia apo vendet me ekonominë e shkatërruar ng

4 Maj 2020, 13:41 Nga DOSJA
Veproi ndryshe nga çdo shtet tjetër/ Kush do ta fitojë

SUEDI–  Mbi  200 shtete në mbarë botën  janë prekur nga Covid-19 e mes tyre 80 qeveri kanë ndërmarrë masa të forta në bllokimin e vendit për të frenuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Por ashtu siç është raportuar prej mujash Suedia është shteti i vetëm që nuk ka izoluar asnjë qytetet ndërkohë që jeta vijon normalisht pavarësisht rasteve të virusit.

Teksa në Suedi shkollat fillore, bizneset dhe restorantet janë të hapura, dhe në Bjellorusi, presidenti është parë në lojërat hokej dhe lejon biznesin të punojë si zakonisht, shkruan mediat e huaja.

Në mbarë botën qeveritë e shteteve që janë prekur nga Covid-19 janë gjendur në vështirësi duke u përballur me zgjedhje jo shumë të dëshiruar, një bllokim total të popullatës, apo të krijojë një imunitet kolektiv, ku shumë njerëz rrezikohen nga kjo, prandaj zgjedhja e dytë nuk preferohet shumë nga shtetet.

Ndërkohë që njerëzit janë mërzitur nga bllokimi për javë me rradhë, të  gjithë kërkojnë të dinë se kur do të lehtësojnë masat e bllokimimit shtetet e prekura nga Covid-19, në një kohë që izolimi po e paralizon ekonominë.

Në përgjigje të kësaj,  shumë vende në dukje rreshtohen pas dy strategjive të paprovuara të bazuara në hipoteza kontradiktore të sjelljes së virusit. Asaj të imunitetit kolektiv ose bllokimit total të popullatës. E para sigurisht është e rrezikshme, sepse mund të jetë shumë fatale për popullatën, ndërsa e dyta nuk siguron se virusi nuk do të shpërndahet kur njerëzit fillojnë të dalin nga izolimi.

Por zgjedhja e dytë është e mirë për dy arsye, pasi ruan më shumë popullatën dhe i jep më shumë kohë shkencëtarëve që të punojnë në prodhimin e vaksinës. Por bllokimi total i popullatës e ka edhe koston e vet, sidomos në ekonomi, dhe kjo po shihet edhe sot se sa ka ndikuar izolimi në ekonominë e vendeve në të gjithë botën.

Zgjedhja e parë është zbatuar në shumë vende të botës, pothuajse në të gjitha. Me izolimin e popullatës virusi mund të eliminohej duke gjurmuar secilin person që mund ta ketë virusin. Por izolimi u bë edhe si një arsye që virusi të mos dalë nga shteti në shtet përmes procedurave të rrepta të mbajtjes. Në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Italia dhe Spanja, ku virusi ka kohë që i ka shpëtuar fazës së kontrollit dhe zbutjes, po vendoset një variant i modelit të eliminimit. Këto vende po bëjnë teste të shumta dhe po shohin se cilët persona janë të infektuar dhe me cilët kanë pasur kontakt, në mënyrë që ata të vet-izolohen. Dhe kjo ka bërë që tashmë disa vende ti lehtësojnë masat e rrepta të lëvizjes.

Zgjedhja e dytë që është ajo e imunitetit kolektiv praktikohet në mënyrë aktive ose implicite në Suedi, Meksikë dhe Bjellorusi. Supozohet të kontrollohet më së miri përmes përhapjes së menaxhuar të popullatës, duke bërë që virusi të luftohet me imunitetin e fituar nga vet popullata.

Kush prej tyre është reciproke ekskluzive është e saktë?

Tashmë duket se virusi është përhapur më lehtë, por është shumë më pak vdekjeprurës sesa supozohej më parë. Vdekshmëria nën moshën 65-vjeç nuk është shumë e lartë. Por ajo rritet pak më shumë te personat që janë mbi 75-vjeç, dhe kjo arsyetohet se personat e kësaj moshe dhe më të vjetër kanë një sistem imunitar më të dobësuar.

Jo shumë shkencëtarë e përkrahin imunitetin kolektiv dhe jo bllokimin, ndërsa shumë të tjerë e duan karantinimin. Madje ata që e duan imunitetin kolektiv janë arsyetuar se izolimi nuk është zgjidhje, sepse sikur të ishte ashtu, vendet si Kina, Singapori dhe Japonia nuk do të kishin probleme tashme me valën e dytë nga coronavirusi, por ai do të ishte zhdukur.

Por pavarësisht se virusi ka të njëjtin rrezik, çdo vend duhet të hartojë vet strategjinë e tij dhe jo të bazohet në shembujt e shteteve të tjera.

Mesiguri sfida më e madhe me të cilën përballen qeveritë është ruajtja e besimit të publikut. Zgjedhja në mes izolimit dhe imunitetit kolektiv ka implikime të thella për perceptimin e rrezikut publik. Megjithatë në fund ngrihet pyetja: A jemi të  përgatitur të mësojmë nga njëri-tjetri në hartimin e një plani kur ndodh pandemia e radhës?

Burimi: science

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll