Bota

Punonin dhe jetonin në kafene. Pandmemia e koronavirusit lë 4,000 refugjatë jashtë

4 Maj 2020, 14:55 Nga DOSJA
Punonin dhe jetonin në kafene. Pandmemia e koronavirusit lë 4,000

JAPONI-Për shkak të pandemisë së koronaviruist u mbyllën shumë kafe dhe restorante duke lënë shumë persona të papunë. Kështu është rasti një refugjati në Japoni që punonte në kafe, mirëpo duke qenë se ‘shtëpia’ e tij për shkak të pandemisë është mbyllur ai tashmë ka mbetur i papunë dhe i pastrehë ku edhe një vakt buke e merr falas nga ‘Moyai’,  një grup njerëzish që mbëhshtetin të pastrehët.

35-vjeçari ka fjetur përafërsisht në një terminal autobusi në Tokio për dy javë. “Shumë ndërmarrje janë falimentuar për shkak të pandemisë. Ka shumë njerëz si unë pa punë për momentin”, tha Takahashi.

Takahashi është një prej 4,000 refugjatëve që punojnë një kafene në  Tokio , njerëz të pastrehë, kryesisht burra, të cilët para pandemisë zakonisht paguanin nga 17 deri në 28 dollarë për të qëndruar gjatë natës në një kasolle 20 metra katrore.

Deri më tani në Japoni janë shënua 14,571  dhe 487 vdekje nga koronavirusi. Për të ndaluar përhapjen e virusit, Japonia shpalli gjendjen jashtëzakonshme mbarëkombëtare, e cila mbylli bizneset duke përfshirë kafenetë në internet, duke detyruar banorët e tyre të kërkojnë strehim diku tjetër.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne japoni takashi koronavirusi ne japoni takashi

Sondazh

Poll