Aktualitet

“Gomari më prishi vreshtin”, ‘kërcet’ sherri mes dy vëllezërve në Tiranë, Enveri merr drurin dhe g

4 Maj 2020, 15:13 Nga DOSJA
“Gomari më prishi vreshtin”, ‘kërcet’ sherri

TIRANË– Dy vëllezër janë zënë për gomarin që ka prishur vreshtin e rrushit. Një ngjarje e tillë, që mund të tingëllojë e çuditshme, kandodhur vetëm pak kilometra larg Tiranës, duke bërë që dy vëllezërit, Enver dhe Muharrem Lloçi, të përfundojnë në duart e drejtësisë.

Balkanweb, ka publikuar edhe përmbajtjen e raportit të OPGJ-së, që ka përpiluar të gjithë ngjarjen e ndodhur më datë 1 maj në fshatin Shpatë në Baldushk të Tiranës.

Në raport thuhet se rreth orës 18:30 në oborrin e banesës së Enver Lloçit i arrestuar për “Dhunë në familje” kishte shkuar për të biseduar vëllai i tij i quajtur Muharrem Lloçi. Ky i fundit ishte ankuar për gomarin që kishte hyrë në vresht dhe i kishte dëmtuar rrushin.

Në momentet e diskutimit mes dy vëllezërve, Enveri është nevrikosur dhe menjëherë ka filluar ta shajë dhe ofendojë me fjalë shumë fyese e ofenduese vëllain e tij Muharremin. Më pas Enveri është afruar pranë vëllait të tij dhe me një copë druri që e kishte në dorë e ka goditur Muharremin në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime serioze, çarje e dëmtime në anën e djathtë të fytyrës së tij.

Enveri nuk është ndalur me kaq, por e ka goditur dhe me grusht në pjesën poshtë syrit të majtë, Muharremin, duke i shkaktuar sërish dëmtim serioz. Më pas Muharremi është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Një ditë më pas, policia ka marrë njoftimin nga vetë Muharremi, për sherrin mes dy vëllezërve dhe i ka shoqëruar të dy në polici, ndërsa ka shpallur në kërkim, Bujarin, djalin e Muharremit.

Më 2 maj rreth orës 03:30 Muharremi ka bërë kallëzimin penal ku tregonte çfarë kishte ndodhur.

Ndodhesha pranë vreshtit të rrushit kur pashë gomarin e Enverit që kishte hyrë dhe po dëmtonte rrushin. E nxora gomarin nga vreshti dhe e ndoqa deri tek shtëpia e Enverit dhe i tregova ca kisht ndodhur. Por Enveri nisi të shante dhe të ofendonte me fjalë shumë fyese e banale në drejtimin tim, të gruas sime dhe të vajzave. U afruan pranë meje me gjithë gruan dhe më tërhoqën nga rrobat. Më pas Enveri më goditi me një copë druri të shkurtër. Ndërkohë u afruan dhe dy fëmijët e vëllait të cilët po më shtynin për të më rrëzuar në tokë. Ngrita duart para duke u munduar të mbroja kokën por kur më goditi me dru më çau në fytyrë. Më pas më qëlloi me grusht në anën e majtë të hundës pranë syrit. Kam rënë në tokë dhe nuk mbaj mend më asgjë,”– ka deklaruar në kallëzimin e tij Muharremi.

Ky i fundit ka shtuar se se është përmendur më pas në shtëpinë e tij dhe mbi kokë kishte djalin, Bujarin dhe ky i fundit sapo ka parë që i ati është përmendur është larguar. Muharremi ka deklaruar se nuk e ka goditur asnjëherë vëllain e tij, Enverin.

Nga ana tjetër Enver Lloçi, i arrestuar për dhunë në familje ka deklaruar se ai është dhunuar fizikisht nga djali i vëllait të tij, nga nipi i quajtur Bujar Lloçi.

Më ka goditur me shufër hekur në kokë dhe më ka shkaktuar dëmtime në kokë dhe fytyrë. Unë nuk kam dhunuar askënd, nuk e kam dhunuar vëllain tim Muharremin dhe nuk e di kush mund ta ketë dëmtuar,”- ka deklaruar Enveri.

Pritet edhe arrestimi i Bujarit, për të zbardhur më tepër detaje mbi ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baldushk bujar lloci enver lloci muharrem lloci sherr mes vellezerve ne tirane tirane baldushk bujar lloci enver lloci muharrem lloci sherr mes vellezerve ne tirane tirane

Sondazh

Poll