Aktualitet

Nard Ndoka mbështet idenë se COVID-19 ka hyrë që në janar në Shqipëri: Mund ta kem kalaur dhe unë, në këtë periudhë

4 Maj 2020, 14:52 Nga DOSJA
Nard Ndoka mbështet idenë se COVID-19 ka hyrë që në

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka mbështetur sot tezën se COVID-19 mund të ketë hyrë që në janar në Shqipëri. Në një lidhe direkte me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Ndoka tha se për këtë gjë ai i refrohet ekspertëve. Më tej ai tregoi dhe një eksperiencë personale, duke u shprehur se kishte kalaur një grip të rëndë këtë periudhë dhe kishte simptoma të ngjashme me COVID-19.

Janë shprehur edhe në mënyrë publike, por ka pasur edhe një lloj censure nga pjesa zyrtare. Është një realitet që Shqipëria është përfshirë në një grip, që në janar. Është përfolur se mund të ketë pasur edhe humbje në jetë njerëzish në atë kohë. Në një farë mënyre jo, nga fundi i janarit kisha një gjendje gripale, ndryshe nga herët e tjera, më e rëndë në simptoma.

Kjo ishte një shqetësim i miqve tanë, ishte shumë agresiv si grip dhe më shoqëroi tre ditë. E para që merremi shumë me termat, por edhe vitet më përpara kemi pasur Covid. COVID-16; 17; 18 dhe tani  COVID-19. Por në këtë rast ende shkenca nuk e ka të qartë mënyrën e shpërndarjes. Rezistenca e njeriut e kalon në një formë apo një tjetër”, tha ndër të tjera Ndoka.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 nard ndoka koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 nard ndoka

Sondazh

Poll