Aktualitet

“Zhduket” nga Fier koronavirusi, qytetarët harrojnë distancën sociale, asnjë efektiv për të ruajtur rendin

4 Maj 2020, 14:37 Nga DOSJA
“Zhduket” nga Fier koronavirusi, qytetarët harrojnë

FIER– Disa pamje janë publikuar sot nga qyteti i Fierit, ku duket qartë radha pranë një filiali banke. Të moshuar dhe jo vetëm, kanë harruar distancën e sigurisë dhe rrezikun e koronavirusin.

Ndërkohë që në pamje nuk shihet asnjë efektiv policie që të mbajë radhën dhe të vendosi rend.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfrimuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 803. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës.

Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima dhe 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 34 pacientë, vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi fier koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll