Aktualitet

“Drejtori denoncoi ngacmimin e vajzave seksi”, gazetari Arsen Rusta zbulon prapaskenat: Doli video që të gjendej,

4 Maj 2020, 13:42 Nga DOSJA

TIRANË- Pas përjashtimit nga radhët e policisë së Shtetit të punonjësit të Policisë M.K., i cili ishte protagonist i video-skandalit të publikuar nga Dosja.al, gazetari Arsen Rusta thotë se ishte një kronikë e paralajmëruar. Rusta, gazetar që mbulon prej vitesh çështjet e kronikës shkruan se drejtori i Parë, Edmond Rizaj e kishte paralajmëruar fenomenin e policëve të rinj që ngacmonin në detyrë vajza seksi. Por duhet të dilte një video me figurë që policia të vepronte.

REAGIMI I PLOTË: 

Kronikë e paralajmëruar!!!
Iku një efektiv nga radhët e policisë, në fakt mirë bëri drejtoria standarteve që e pezulloi për ta përjashtuar. Në orarin e punës me makinën e punës me rrogë të paguar, në vend t’i përgjigjej detyrës ju përgjigj vajzës që pëlqen. Por a thua ndodhi rastësisht?
Drejtuesi i parë i Policisë së Shtetit, Edmond Rizaj pak ditë më parë ka denoncuar pikërisht veprimet e pakontrolluara të policëve 20-35 vjeçar që në rrugë ndalonin duke ngacmuar vajza “sexy”. Asokohe pati heshtje, për më pak se 24 orë, por kur qytetari digjital dhe media denoncuan me video u be gjithçka të gjendej.  U gjet, dhe u hoq nga detyra. A bëri krim polici? Jo Por shpërdorimi detyrës është një formë e përfshirë edhe në këtë rast. Rrjeti u ndez me këto pamje, pamje që VIP-at dhe prime time e televizioneve i kanë normalitet e për policin u kthyen në mëkat. Ja që polici iku!

E bën kjo më të mirë policinë?  Për disa ditë ata do kenë frikë e do ruhen por instiktet do të jenë të njëjtat abuzim,korrupsion, shantazh, shpërdorim detyre, nga një pakice policësh. Një shumicë është tejet dinjitoze e heshtur dhe në punë. Zbardhen në më pak se 72 orë 6 vrasje makabre. Dy në Lezhë dhe katër në Durrës. Nëse keni besuar që ministri i brendshëm përfaqëson çdo polic e keni besuar gabim.  Ajo është politikë e çdo polic së paku përfaqëson veten dhe njeriu ka epshe, vese, çka për ta ndryshuar nga i papërgjegjshmi ka inteligjencën dhe ndërgjegjen. Paç fat në jetë polici larguar për një dorë në fundëshpinë. Sa mirë që nuk u filmove duke marrë para apo shtrirë dorën krimit.

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al publikoi videon, ku një makinë policie me logon dhe dizenjimin e Policisë së Shtetit, me targë AA 589 RR, qëndroi në mes të rrugës dhe aty shkoi një vajzë. Më pas vajza bisedoi me policin dhe ky i fundit filloi ta ledhatonte dhe ta prekte në të pasmet e saj. Një ditë pas ngjarjes, Polici u përjashtua përgjithmonë nga Policia e Shtetit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsen rusta edmond rizaj arsen rusta edmond rizaj

Sondazh

Poll