Aktualitet

Aksident në Vorë, i riu humbet kontrollin e makinës e përplaset me një BMW X5, plagos dhe policin

4 Maj 2020, 14:23 Nga DOSJA
Aksident në Vorë, i riu humbet kontrollin e makinës e

TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në afërsi të Vorës, ku një 20-vjeçar, teksa ha qenë duke drejtuar mejtin e tij ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makinë që ka qenë e ndaluar në anë të rrugës dhe ka plagosur një efektiv policie.

Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës bëhet me dije se makina drejtohej nga 20-vjeçari M.B., dhe polici ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar menjëherë në spital. Po ashtu bëhet me dije se dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

Më datë 04.05.2020, rreth orës 13:00, në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMX X5, si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMX X5 në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.

Punonjësi i Policisë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vore plagoset polici aksident ne vore plagoset polici

Sondazh

Poll