Aktualitet

‘Më jep pak lagjen e atij që nuk ka ujë’/ “Zhurma” e punësimit në UKT, Olti Curri nxjerr MESAZHET me Mira Kazhanin:

4 Maj 2020, 14:24 Nga DOSJA
‘Më jep pak lagjen e atij që nuk ka ujë’/

TIRANË– Vijon “gurguleja” lidhur me punësimin e gazetareve Bieta Sulo dhe Mira Kazhani pranë UKT-së. Blogeri i njohur Olti Curri ka publikuar një mesazhet që ka shkëmbyer me gazetaren Kazhani, më 11 mars 2020, ku ajo interesohej për të ndihmuar një rast që denonconte se nuk kishte ujë.

MESAZHET:

Mira Kazhani: Më jep pak lagjen dhe pallatin e atij që nuk ka ujë. Që të interesohem tek Ujësjellësi se pashë që kishte postuar një video

Olti Curri: Ja të pyes. Po zona e Astirit

Mira Kazhani: Po të lutem. Se puna është të ndihmojmë. Se është rrezik për të gjithë

Olti Curri: Po ja të më shkruajë

Në shkrimin e tij, Olti shkruan se nuk ka ndërmend që ta mbrojë Mirën, por thjesht dëshiron që të tregojë se ajo ka komunikuar me mediat që kanë raportuar probleme me ujin në zonën e kryeqytetit. 

“Duhet të tregoj se ajo ka komunikuar me mediat, portalet etj për problematikat e Ujësjellësit të Tiranës kur unë denoncova para dy muajsh mungesën e ujit në një zonë në Astir. Megjithëse jemi edukuar me abetare ku “Mira punon me traktor”, në kohët moderne specialisti i komunikimit me publikun nuk ka pse të rrijë 8 orë në zyrë ndërkohë që mediat që bashkëpunon janë në lëvizje. Nqs doni ta masakroni Mirën thjesht se nuk e ngrini dot armën për të masakruar të korruptuarit e vërtetë, pushka top,”-shkruan Curri.

Reagimi i plotë i Olti Currit:

Mira nuk ka nevoje te mbrohet nga une sepse nuk ka bere asgje me pak a me shume se shume njerez mediash qe prej 90-tes e tutje paguhen per Mardhenie me publikun nga ente shteterore, por une duhet te them te verteten ne lidhje me ate qe kolegia kishte detyre te bente si specialiste komunikimi ne UKT. Duhet te tregoj se ajo ka komunikuar me mediat, portalet etj per problematikat e Ujesjellesit te Tiranes kur une denoncova para dy muajsh mungesen e ujit ne nje zone ne Astir. Megjithese jemi edukuar me abetare ku “Mira punonnme traktor”, ne kohet moderne specialisti i komunikimit me publikun nuk ka pse te rrije 8 ore ne zyre nderkohe qe mediat qe bashkepunon jane ne levizje. Ju e dini shume mire qe jam nje nga kritikuesit me te zjarrte te Bashkise se Tiranes dhe Erion Veliajt, por pikerisht se njihem qe flas hapur, po hapur duhet te tregoj ate qe ka ndodhur. Pertej miqesise me Mira Kazhanin, koleget e dine se ajo s’ka bere asgje qe nuk behet rendom prej shume vitesh. Madje fakti qe nuk ka ndyer duart me zarfe por eshte paguar me bordero dhe me te gjitha rregullat e shtetit tregon se nuk ka fshehur asgje. Nqse doni ta masakroni Miren thjesht se nuk e ngrini dot armen per te masakruar te korruptuarit e vertete, pushka top.

Disa ditë më parë u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT.  Sulo ishte larguar para dy vitesh nga detyra, dhe se Elona Meço gjithashtu ka qënë e punësuar pranë OSHEE-së.

Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Bieta Sulo, e cila u tha komentuesve se i përshëndet të gjithë. Ndërsa, Mira Kazhani deklaroi se gjithçka është bërë sipas rregullave dhe se sipas gazetares, nuk ka asgjë të keqe të bë dy punë, megjithatë disa ditë më parë dha dorëheqjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira kazhani olti curri ukt mira kazhani olti curri ukt

Sondazh

Poll