Aktualitet

Meta kërkon shkarkimin e tij, Dvorani letër KLGJ-së: Presidenti mos të godasë institucionet e pavarura

4 Maj 2020, 13:58 Nga DOSJA
Meta kërkon shkarkimin e tij, Dvorani letër KLGJ-së: Presidenti

TIRANË– Anëtari i Gjykatës së Lartë, njëherësh dhe kreui Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas kërkesës së Presidentit për mbarimin e mandatit të tij. Në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, Dvorani shkruan se Presidenti duhet të jetë më i përbmajtur dhe të mos godasë institucionet e pavarura.

Më tej në letrën e tij kreu i KED shton se  Presidenti nuk ka asnjë kompetencë që të kërkojnë përfudnimin e tij, por as KLGJ nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Po ashtu gjyqtari në shpjegimet e tij thekson se emërimet në Gjykatën e Lartë nuk janë si në gjykatën Kushtetuese, nuk bëhen me emra por me pozicione.

Por kjo nuk është përplasje e vetme Meta-Dvorani, më herët Presidenti ka hedhur akuza të forta kundër kreut të KED, pasi ka thënë se ai ka shkelur Kushtetutën në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë gjë, Presidenti e ka kallëzuar dhe në SPAK, Dvoranin dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani ilir meta perplasja meta-dvorani ardian dvorani ilir meta perplasja meta-dvorani

Sondazh

Poll