Aktualitet

Kundërshtoi policët e kishte drogë me vete, prangoset i riu në Tiranë. Policia: Kemi arrestuar dhe një peson tjetër për

4 Maj 2020, 13:36 Nga DOSJA
Kundërshtoi policët e kishte drogë me vete, prangoset i riu

TIRANË- Policia e Tiranës  kanë arrestuar sot një 17-vjeçar, të cilit i është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 17-vjeçari në momentin e arrestimit ka pasur me vete dhe një armë të ftohtë e një shumë parash. Ndërkohë më tej bëhet me dije se adoleshenti ka kundërshtuar efektivët që kanë shkuar për ta arrestuar.

“Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Sekuestrohen lëndë narkotike, një shumë parash dhe një armë e ftohtë.

Forcat e Posaçme “Shigjetat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin M. D., 17 vjeç, i cili në momentet e  arrestimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike”, shkruhet në njoftim.

Nga ana tjetër bëhet me dije se  është arrestuar dhe një qytetar tjetër, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”. Policia shkruan se shtetasi I. S., banues në Lushnjë, pasi ka plagosur me thikë shtetasin N. C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

“Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit I. S., banues në Lushnjë, pasi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin N. C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë e Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia ne tirane tentative per vrasje trafikimi i droges arrestime ne tirane policia ne tirane tentative per vrasje trafikimi i droges

Sondazh

Poll