Bota

Në arkivat e testeve zbulohet e vërteta e ‘çuditshme’, rasti i parë me Covid-19 në Francë prej datës 27 dhjet

4 Maj 2020, 12:00 Nga DOSJA
Në arkivat e testeve zbulohet e vërteta e

FRANCË– Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga raporti  i Qeverisë amerikanë me akuzat ndaj  Kinës në lidhje me Covid-19,  edhe nga Franca është bërë një deklaratë që ngrenë edhe më shumë dyshimet për fajin e Kinës.

Pasi në lajmin që vjen nga Franca  është zbuluar se është regjistruar një rast me Covid-19 prej datës 27 dhjetor të 2019, pra një muaj para rastit të parë që u bë publik më 24 janar 2020.

Ky lajm është konfirmuar nga një spital në periferi të Parisit, ku janë ri-analizuar tamponët e pacientëve që janë shtruar në spital në dhjetor, të cilët kishin pneumoni.

Teksa kanë kërkuar në arkivat e testeve të bëra gjatë asaj kohe për të kërkuar viruse të tjera, janë gjetur papritur gjurmë të Covid-19.

Në këtë rast bëhet fjalë për një shtetas  50-vjeçar nga Franca, i cili nuk kishte udhëtuar asnjëherë në Kinë. Ndërkohë ai është shëruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka infektuar dhe dy fëmijët e tij, por dhe ata janë mirë tashmë.

Por  bashkëshortja e 50-vjeçari të infektuar nuk është sëmurë dhe pse mjekët mendojnë se ajo e ka pasur virusin, pa shfaqjen e simptomave. Ajo punonte  në një supermerkat pranë një reparti sushi ku ka dhe të punësuar kinezë. Prandaj me këtë zbulim rrjedha kronologjike e epidemisë në Francë duhet të rishihet sërish. Franca  ishte edhe vendi i parë në Europë që konfirmoi në 24 janar shtrimin në spital të pacientëve me Covid-19.

Në atë kohë bëhej fjalë për qytetarë kinezë, një çift turistësh dhe një sipërmarrës, të cilët u mjekuan në Paris dhe Bordo.

Burimi: France24

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron koronavirusi ne france emmanuel macron koronavirusi ne france

Sondazh

Poll