Bota

Mbi 3.5 milionë njerëz të infektuar në botë, situata e Covid-19 nga Amerika deri në Europë

4 Maj 2020, 11:12 Nga DOSJA
Mbi 3.5 milionë njerëz të infektuar në botë, situata e

Amerika e Veriut dhe vendet evropiane janë vendet më të goditura  në botë nga Covid-19, ndërsa në SHBA bilaci ditor rritet ditë pas dite. Aktualisht janë 3,506.924 raste të konfirmuara me virus dhe 247,473 njerëz kanë humbur nga virusi deri më tani.

Ndërkohë përhapja e koronavirusit ka ardhur qëllimit nga Qeveria kineze, ka thënë  Presidenti amerikan Donald Trump. Ai thotë se është shumë i sigurt se do të ketë një vaksinë kundër virusit deri në fund të këtij viti. Presidenti amerikan Donald Trump është “shumë i sigurt” do të ketë vaksina deri në fund të vitit 2020.

“Ne jemi shumë të sigurt se do të kemi një vaksinë deri në fund të vit.“- tha Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu tha që deri në 100,000 amerikanë mund të vdisnin në pandemi.

Edhe sekretari i shtetit Mike Pompeo deklaroi ditën e djeshme se  koronavirusi e ka origjinën nga një laborator kinez. Por Pompeo, pohoi se kishte “prova të mëdha” koronavirusi me origjinë në një laborator kinez, por nuk bëri publike asnjë nga provat e pretenduara. Inteligjenca amerikane kishte lëshuar një deklaratë zyrtare duke thënë se konsensusi shkencor është se virusi nuk ishte i prodhuar ose i modifikuar gjenetikisht. Teksa përsëriti këtë Pompeo u përgjigj: Është e drejtë. Unë jam dakord me të.

Ndërkohë Franca nuk do të karantinojë qytetarët e zonës Shengen. Franca tha të dielën se nuk do të karantinojë askënd që vjen nga BE, zona e Shengenit ose Britania për shkak të koronavirusit, pasi përgatitet të fillojë lehtësimin e masave të izolimit pas dy muajsh mbyllje.

Ndërsa Zelanda e Re ka regjisturar zero raste të reja. Zelanda e Re ka regjistruar një ditë pa raste të reja të Covid-19 për herë të parë që para bllokimit. Është një rezultat “inkurajues”, tha Ashley Bloomfield, drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë. Ka pasur 1,487 raste të konfirmuara dhe të mundshme të Covid-19 në Zelandën e Re, me 86% të tyre tani të rikuperuar.

Japonia pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të majit. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, është vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit të hënën, deri në fund të majit, tha transmetuesi publik NHK. Qeveria pritet gjithashtu të përcaktojë masa të reja parandaluese për shpërthimin e koronavirusit që ka infektuar rreth 15,000 njerëz dhe vrarë më shumë se 500 të tjerë në  të gjithë vendin.

Bolsonaro u është bashkuar protestave në kundërshtim me këshillat shëndetësore. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka kaluar një fundjavë tjetër duke nxitur protesta në rrugë në kundërshtim të thirrjeve të ministrisë së shëndetësisë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për shkak të koronavirusit. Ndërkohë, Brazili kaloi 100,000 raste të konfirmuara.

Britania e Madhe dhe Franca po bëhen gati për aplikimin e aplikacionet gjurmuese. Aplikacioni gjurmues i Francës pritet të hyjë në fuqi javën e ardhme. Aplikacioni për gjurmimin e kontaktit të mbështetur nga Franca “StopCOVID” duhet të hyjë në fazën e tij të testimit atëherë kur vendi fillon të heqë masat e bllokimit, tha një ministër qeveritar. Ndërsa Britania do të gjykojë një program të ri për gjurmimin e koronavirus javën e ardhshme në Isle of Ëight, në brigjet e jugut të Anglisë, njoftoi ministri i kabinetit Michael Gove ndërsa qeveria përpiqej të minimizonte rrezikun e një valë të dytë të infeksionit.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll