Bota

Kim Yong Un nuk ka kryer operacion në zemër, flet publikisht zyrtari qeveritar: Kemi arsye…nuk zbulojmë detaje të till

4 Maj 2020, 10:49 Nga DOSJA
Kim Yong Un nuk ka kryer operacion në zemër, flet publikisht zyrtari

KORE E VERIUT– Lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong Un nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në zemër, ka thënë publikisht një zyrtar i njohur qeveritar.

I kontaktuar nga reporteri i medies lokale Younhap, zyrtari qeveritar, emri i të cilit nuk u bë publik, tha në një deklaratë se dyshimet për operacionin e liderit korean, janë spekulative.

“Kishte raporte spekulative se kryetari Kim iu nënshtrua një operacioni duke përmendur ndryshimet në ecjen dhe qëndrimin e tij. nNe kemi arsye të besojmë se nuk ka pasur asnjë operacion, por nuk mund të zbulojmë detaje të tilla,”- u shpreh zyrtari qeveritar.

Dy ditë më parë lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u rishfaq pas më shumë se 20 ditësh duke treguar që gjithçka është në rregull. Por në disa pamje nga fjalimi i tij, është parë që Kim kishte disa shenja në duar. Ndërkohë sipas ekpertëve mjekësore, shenjat në duar të Kim Yong Un, linin të kuptonin se mund t’i ishte nënshtruar një operacioni në zemër.

Burimi: Reuters

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim yong un lideri i koresë së veriut operacioni ne zemer kim yong un lideri i koresë së veriut operacioni ne zemer

Sondazh

Poll