Bota

Rrëzohet helikopteri i policisë, mes 5 personave në bord njëri mbetet i plagosur

4 Maj 2020, 10:51 Nga DOSJA
Rrëzohet helikopteri i policisë, mes 5 personave në bord

MAQEDONI E VERIUT- Një helikopter i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut është rrëzuar. Ndërkohë mësohet se brenda në helikopter ndodheshin pesë persona , ku mes tyre vetëm njëri është lënduar. Por fatmirësisht nuk ka mbetur i vdekur asnjë person.

Lajmi është bërë me dije nga zëvendësja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, e cila ndër të tjera ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e incidentit.

‘Sot rreth orës 11:30, është paraqitur se në platformën e vjetër në afërsi të Stacionit “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” prej kur është mbushur me karburant, helikopteri i MPB-së M 17, tani për tani për arsye të panjohura, gjatë fluturimit është rrëzuar. Në të kanë qenë pesë persona. Sipas informatave të para, një person është me lëndime të lehta.”- deklaroi ajo.

Ndërkohë mësohet se gjatë ditës së sotme Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut  pritet të japë informacione më të detajuara sa i përket aksidentit.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni rrezohet helikopteri ne maqedoni rrezohet helikopteri ne maqedoni

Sondazh

Poll