Bota

“Kura bimore” Presidenti i Tanzanisë do të importojë ilaçin kundër Covid-19 nga Madagaskari

4 Maj 2020, 10:37 Nga DOSJA
“Kura bimore” Presidenti i Tanzanisë do të importojë

AFRIKË– Në mbarë botën ekspertë dhe shkencëtarë të shëndetësisë po mundohen të gjejnë ilaçin që vret Covid-19, por ende nuk është arritur asgjë konkrete.

Ndërkohë shtete të ndryshme kanë sugjeruar herë pas here ilaçe bimore ose ‘popullore’ të rajoneve të ndryshme duke pretenduar se shërojnë Covid-19.

Sëfundmi ka qenë edhe një lajm nga Afrika, ku banorët dhe qeveritarët atje kanë deklaruar një pije shkatërron virusin.  Sipas mediave të huaja mësohet se Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli do të dërgojë një avion në Madagaskar për të siguruar një tonik bimor, që javët e fundit po shitet si një ilaç që vret Covid-19, pavarësisht se nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk është njoftuar se është gjetur vaksina për koronavirusin.

Ndër të tjera mësohet se ky lëng është prodhuar nga lulja Artemisia, e cila gjithashtu është përdorur dhe si një trajtim kundër malarjes. Kjo pije është cilësuar si një trajtim organik kundër Covid-19 dhe ka nisur të tregtohet , pasi është testuar në më pak se 20 persona brenda një periudhë 3 javore.

Pas lajmit nga Afrika për kurën me bazë bimore, OBSH ritheksoi qëndrimin e saj se ajo nuk rekomandon asnjë vetë-mjekim , për kurimin ose parandalimin e këtij virusi vdekjeprurës.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote madagaskari koronavirusi ne bote madagaskari

Sondazh

Poll