Bota

Pas katër muajsh kërkim, për herë parë një vaksinë kundër koronavirusit funksionon në qelizat njerëzore

4 Maj 2020, 10:19 Nga DOSJA
Pas katër muajsh kërkim, për herë parë një

ITALI– Lajme të mira vijnë nga mediat e huaja sa i takon vaksinës kundër Covid-19. Mësohet që në këto 4 muaj më në fund për herë të parë  është gjetur një vaksinë kandidate kundër koronavirusit, e cila ka neutralizuar virusin në qelizat njerëzore. Ky lajm është bërë me dije nga Luigi Aurisicchio, CEO i Takis di Pomezia i cili zhvilloi vaksinën në Itali.

Ky test është bërë i mundur falë përvojës së institutit, i cili pasi izoloi virusin, vendosi një metodë për të verifikuar efektivitetin e vaksinave dhe molekulave direkt në virus.

“Ne po eksplorojmë edhe platforma të tjera interesante teknologjike në bashkëpunim me LineaRx, një kompani amerikane. Disa vaksina kanë marrë fonde të rëndësishme dhe tashmë kanë filluar fazën klinike në vendet e tjera. Ne po punojmë për një vaksinë që vjen nga hulumtimi italian , me teknologji gjithëpërfshirëse dhe italiane, të testohet në Itali dhe të vihet në dispozicion të të gjithëve. Për ta bërë këtë kemi nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe partnerëve të cilët mund të na ndihmojnë të shpejtojmë procesin: kjo nuk është një garë dhe së bashku mund të fitojmë të gjithë kundër koronavirusit.”-  tha Aurisicchio.

Kujtojmë që se testet e kryera në laboratorin e Virologjisë të institutit Spallanzani treguan gjithashtu se antitrupat e gjeneruar tek minjtë e vaksinuar, funksiononin.

Burimi: Washingtonpost 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina kunder koronavirusit vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll