Bota

Shpresë për të infektuarit me Covid-19/ Zbulohet në Bergamo ‘makina’ e antitrupave, pritet të bëhet testimi

4 Maj 2020, 09:57 Nga DOSJA
Shpresë për të infektuarit me Covid-19/ Zbulohet në Bergamo

Itali- Disa mjekë të spitalit të Bergamos në Itali kanë dhënë së fundmi një lajm të mirë për të gjithë pacientët që janë të infektuar me COVID-19. Sipas tyre, një makineri e cila më herët është përdorur për  një funksion tjetër, tani do përdoret për të nxjerrë nga trupi i të shëruarve antitrupat, të cilat do të ndihmojnë pacientët me COVID-19 që janë në gjendje të rëndë.

Ata kanë theksuar se studimet janë në fazën fillestare,  por nëse rezultojnë të suksesshme zbulohet një mënyrë e re dhe më e shpejtë për të luftuar COVID-in. Theksojmë se antitrupat e pacientëve të shëruar janë një thesar mjekësor për të mposhtur COVID-in.

 

Mjekët shpjegojnë se deri sot kjo teknikë ishte përdorur për të kuruar nefropatinë, një sëmundje e veshkave, por tashmë mund të përdoret edhe për COVD-19. Piero Luigi Ruggenenti, drejtori i Nefrologia dhe Dializës shpjegon eksperimentin ku marrin pjesë edhe mjekët Stefano Rota e Diego Curtò. Sipas nxjerrja e trupave zgjat për rreth dy orë, dhe nuk shkakton asnjë dhimbje për dhuruesin. Ai sqaron se një tub tërheq gjakun që më pas kalon nëpërmjet një instrumenti që nxjerr antitrupat e më pas kalojnë në një filtër.

Burimi: ANSA.IT

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali viktimat e covid ne itali koronavirusi ne itali viktimat e covid ne itali

Sondazh

Poll