Bota

‘Është shumë sëmurë, s’ngrihet dot në këmbë’/ Foli për sëmundjen e Kim Jong-un, kërkon ndjesë ish-

4 Maj 2020, 09:24 Nga DOSJA
‘Është shumë sëmurë, s’ngrihet dot në

KOREA E JUGUT- Ish-diplomati i Koresë së Veriut, Thae Yong Ho ka kërkuar falje për deklaratën e tij se diktatori Kim Jong-un ishte aq i sëmurë saqë nuk ngrihej dot në këmbë.

Ish-ambasadori i Koresë së Veriut në Britani, Thae Yong Ho tha se ndjehej në faj dhe përgjegjës për fjalët e tij, të cilat i cilësoi si pretendime të pabaza.

“Unë jam i vetëdijshëm se një nga arsyet pse shumë prej jush më votuat  mua si ligjvënës është që të bëj parashikime të sakta për çështjet e Koresë së Veriut. Gabova. Cilado qofte arsyeja, ju kërkoj falje të gjithëve.

Të shtunën, media e Koresë së Veriut publikoi fotografi të Kim në një ceremoni të prerjes së shiritit për inaugurimin e një fabrike të plehrave. Para asaj fotoje, Jong-un kishte më shumë se 20 ditë që nuk kishte asnjë shenjë të tij, ku edhe nuk munguan pretendimet se ai kishte ndërruar jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un thae yong ho kim jong un thae yong ho

Sondazh

Poll