Aktualitet

Harrojeni dimrin, ky është parashikimi për muajin Maj, temperaturat e larta nisin që këtë javë

4 Maj 2020, 08:47 Nga DOSJA
Harrojeni dimrin, ky është parashikimi për muajin Maj,

Shqipëri- Gjatë muajit maj vendi do të ‘pushohet’ nga temperaturat e larta. Sipas meterologut Akil Osmani temperatuat do të rritjen duke filluar që nga dita e sotme. Ai shprehet për Fax News se në fundjavë temperaturat në vendet malore do të shkojnë 24 gradë, ndërsa në ato bregdetare në 28 gradë.

 

“Muaji maj ka filluar me ndryshime të dukshme si në vlerat termike, po ashtu ka patur edhe prezencë të reshjeve të shiut. Në fakt muaji maj pritet që të jetë i tillë edhe në vazhdim duke bërë që herë pas here të kemi ditë me reshje shiu dhe varënsira që do jenë me episode të shkurtëra. Kjo javë do jetë me mot të kthjellët duke bërë që temperaturat të kenë një rritje graduale nga mezi i javës dhe vranësirat do jenë të pakta në territor. Në krahësim me vitin e kaluar, këtë vit presim të kemi reshje me sasi më të pakët. Në vitin e kaluar muaji maj ka patur dyfishin e sasisë së reshjeve ndërsa këtë muaj presim që të plotësohet kuota mujore në zonat veriore. Do kemi një përmirësim të kushteve termike, ku në fundjavë në zonat malore do arrijnë temperaturat deri në 24 gradë celcius, në zonat bregdetare vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 28 gradë, ndërsa maksimumet në rang territori  do të shënohen në zonat e ultësirës perëndimore duke bërë që ato të shkojnë deri në 30 gradë celcius”, shprehet ai.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akil osmani moti gjatë muajit maj akil osmani moti gjatë muajit maj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 08:12

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka përfunduar hetimet për 4 skifterët shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e më shumë...