Aktualitet

Miqësia me Admir Muratajn/ Kush është Besmir Haxhia që u ekzekutua, njihej ndryshe si Miri i Kolës, merrej edhe me trafik d

4 Maj 2020, 08:19 Nga DOSJA
Miqësia me Admir Muratajn/ Kush është Besmir Haxhia që u

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga e shkruara krimnale e Besmir Haxhisë, i cili vra bashkë me të vëllain e tij, Viktorin pak ditë më parë në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Besmir Haxhia ka qenë një person me precedent penal dhe është dënuar me burg jashtë vendit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Besmir Haxhia njihet ndryshe edhe me pseudonimin Miri i Kolës, për të cilin policia shqiptare ka nisur hetimet që në vitin 2015. Sipas burimeve ka pasur dyshime se ai merrjes me trafik droge, jo vetëm në Durrës por edhe në Kosovë. Po ashtu ai eshte proceduar penalisht 2 herë për dhunë në familje, pasi është kallëzuar nga bashkëjetueset e tij.

Sakaq, në  vitin 2017 ai ka qenë në Francës, ku është  arrestuar për vjedhje dhe pasi ka kryer dënimin prej 3 muajsh dhe më pas u deportua drejt vendin tonë.

Po kështu ka dyshime se Besmir Haxhia ka qenë në burg Greqi,  ku ka përdorur identitetin Pëllumb Rusi. Në këtë shtet ai është dënuar me 9 vite burg për veprën penale të plagosjes. Mësohet se në burg në Greqi ai është njohur edhe  Admir Muratajn dhe dyshohet se ka pasur djeni edhe për grabitjen e 9 prillit të vitit të kaluar, ku Murataj mbeti i vrarë. Ndërkohë, Klevis Alla një nga të arrestuarit ka deklaruar se Besmiri bashkë e të vëllain kanë strehuar në banesë një nga grabitësit e Rinasit.

Dy ditë më parë Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia vrasje ne durres besmir haxhia vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 08:12

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka përfunduar hetimet për 4 skifterët shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e më shumë...