Aktualitet

Manastirliu e-mail qytetarëve: Rezultatet e deritanishme janë optimiste. Rregullat janë të thjeshta, tani i kemi mësuar pë

3 Maj 2020, 17:51 Nga DOSJA
Manastirliu e-mail qytetarëve: Rezultatet e deritanishme janë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastuirliu, këtë të dielë ka vendosur që të komunikojë me qytetarë në rrugë private, pa pasur nevojnë e medias si ndërmjetës. Manastirliu u ka dërguar sot qytetarëve një e-mail, ku shkruan se kanë kontribuar të gjithë shqipëria ka rezultate të mira në luftën kundër COVID-19.

Më tej në letër shkruhet se rezultatet janë optimiste dhe e lehtësojnë normalizimin e përgjithshëm, me kushtin që së bashku t’i ruajmë e thellojmë këto rezultate. Ministrja u bën të gjithë thirrje që vazhdojnë të kujdesen me angazhim maksimal për shëndetin e tyre.

MESAZHI I PLOTË

Ju përshëndes dhe uroj çdo të mirë familjarisht! Faleminderit dhe respekt për gjithçka keni bërë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit, në këtë periudhë tronditëse për mbarë botën! Pa kontributin tuaj, nuk do t’ia kishim dalë dot kaq mrekullisht, sa deri tani. Por kujdes, e gjithë kjo arritje madhështore e përbashkët, mund të zhbëhet në pak ditë nëse nuk vazhdojmë të mbrojmë veten dhe të tjerët, duke zbatuar rregullat e thjeshta që tanimë i dimë përmendësh.

Sot Shqipëria, ka numrin më të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në kontinentin tonë. Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid ka rënë ndjeshëm dhe ai i pacientëve të terapi intensive është minimal. Teksa hapim ekonominë dhe lehtësojmë lëvizjen, gjithçka do të varet nga ne. Nga secili prej nesh. Që të mos kthehemi mbrapsht duhet të mos neglizhojmë ruajtjen e distancës 1.5 m nga të tjerët, dhe rregullat e tjera kur dalim nga shtëpia. Deri në mesin e muajit maj, lehtësimet e masave do të vazhdojnë drejt normalitetit të ri.

Rezultatet e arritura së bashku, na bëjnë optimistë dhe e lehtësojnë normalizimin e përgjithshëm, me kushtin që së bashku t’i ruajmë e thellojmë këto rezultate. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi me angazhim maksimal për shëndetin tuaj dhe lehtësimin e barrës që ka krijuar pandemia mbi familjen tuaj. Ju kërkojmë ndjesë për të gjithë ngarkesën e jashtëzakonshme të kësaj periudhe, por kemi bërë e do të bëjmë deri në fund më të mirën. Për ju dhe për Shqipërinë! Me të mira dhe me besim se më e mira do të bëhet, Ogerta Manastirliu

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll