Aktualitet

Me protokoll në plazh, bizneset për draftin e qeverisë: Është efikas dhe mund t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Duam

3 Maj 2020, 16:37 Nga DOSJA
Me protokoll në plazh, bizneset për draftin e qeverisë:

VLORË- Vasil Bedini, kreu i Operatorëve Turistikë të Jugut, ka komentuar sot masat e marra nga qeveria, e cila u ka nisur dhe një draft-protokoll ku tregohen të gjitha masat që duhet të marrin operatorët turistikë që të presin turistët.

Në një intervistë për Top Channnel, ka thënë se masat që ka kërkuar qeveria janë efikase dhe të plotësueshme. “Protokolli është efikas dhe i plotësoj kushtet, presim me padurim që ky protokoll të miratohet nga qeveria e të fillojmë punën, pasi jemi shumë mbrapa. Ne skemi filluar akoma nga puna, pasi duhet të përgatisim me plazhin dhe me hotelin”, u shpreh Bedini.

Më tej ai tha se i vetmi konstestim që kanë me qeverinë është koha, pasi kërkojnë një kohë të qartë se kur ata mund të fillojnë punën e të përgatiten për sezonin turistik.

I vetmi kontestim që kemi është koha, punëtorët i kemi thuajse të pushuar. Ne duhet të kemi një datë që të nisim punën, e të trajnojmë dhe punëtorët. Nuk duam të kemi aksisdente apo rrëmujë kur të hapemi, na duhet kohë që të përgatitemi”, u shpreh më tej Bedini.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat lehtesuese vasil bedini masat kunder covid 19 masat lehtesuese vasil bedini

Sondazh

Poll