Aktualitet

“Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë”, mjekët e vijës së parë tregojnë përjetimet e tyre, Manastirliu: Faza e

3 Maj 2020, 14:46 Nga DOSJA
“Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë”,

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli, ka publikuar sot përjetimet e disa mjekëve që kanë qenë që nga dita e parë në vijën e parë të luftës. Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se faza e parë e përballimit të virusit vdekjeprurës COVID-19 është përballuar me sukses.

Stafi mjekësor i spitaleve #COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me #covid19 kanë bërë një punë #heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm. Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2, spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’”, shkruan Manastirliu.


Ndërkohë në videon e publikuar prej saj disa mjekë dhe infermier kanë treguar se si kanë përjetuar këto ditë me përballimin e COVID-19.

Po shkoj në shtëpi gjithë stres pasi 2 vajzat e mia kanë nevojë për mua. Ruhem, ruhem që ato mos të infektohen”– kryeinfermierja Lediana Hida. Nga ana tjetër infermieri i Ugjencës Sofokli Hoxha shprehet se “ishte vërtet shumë i vështirë pasi edhe hera e parë në këtë situatë”.

Për shefin e imazhieri, Pëllumb Hysa, momenti i parë kishte disa elementë, ankthin, stresin dhe frikën nga infektimi por ishte dhe diagnoza pasi hera e parë që përballej me këtë virus.

Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë, që kur ne u shpallëm COVID-2. Nuk kemi vajtur, normalisht flasim me WhatsApp, Skype por pjesa e kontaktit kemi 1 muaj e gjysëm”- ishte kjo deklarata e penumologes, Irma Tashi.

Nga ana tjetër në Shqipëri deri tani janë konfirmuar 795 të prekur nga koronavirusi. Harta është zgjeruar sotme 6 raste të reja. 5 i ka Kruja dhe Kurbini, ndërsa Tirana sot ka shënuar vetëm 1. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 531, ndërsa 31 persona kanë humbur luftën ndaj koronavirusit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 mjeket ne vijen e pare ogerta manasitrliu masat kunder covid 19 mjeket ne vijen e pare ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll