Aktualitet

Policia arreston “në flagrancë” stomatologun në Fier që po blinte bukë, lirohet nga gjykata pasi ndenji 72 orë në qel

3 Maj 2020, 15:10 Nga DOSJA
Policia arreston “në flagrancë” stomatologun në Fier

FIER- Një 32-vjeçar nga Fieri, është arrestuar 3 ditë më parë nga Policia, pasi është kapur në rrugë pasi i kishte mbaruar leja për të dalë nga banesa. Sipas informacioneve, Arber Stefa, është kapur nga policia duke blere dy bukë në lagjen Liri dhe ka pasur debate me efektivët.

Stefa sot ka dalë para togave të zeza, të cilat kanë vendosur ta lënë atë të lirë. Pas vendimit të gjykatës, Anesti Stefa, babai i tij ka vlerësuar masën e gjykatës ka treguar si se ka ndodhur ngjarja.

Ky vendimi i gjykatës që është dhënë sot është iarsyeshëm për ngjarjen që ka ndodhur. Djali ka vajtur tek furra e bukës, ka marrë 2 bukë për familjen. na ka bërë pazarin se jemi të dy të moshuar. Aty është ndaluar nga patrulla e policisë dhe i është kërkuar leja. Ai ka nxjerrë një dokument identifikimi. Patrulla ka reaguar keq dhe ai i ka thënë që më ka kaluar leja se e kishte marrë.

Polici është shprehur keq, e ka ofenduar dhe ai nuk e ka mirëpritur këtë dhe është irrituar. Ka dashur ta marrë forcërisht dhe djali nuk ka pranuar. Nuk është nga ata që ikën me vrap është djalë i rregullt. I kanë marrë dhe celularin. Ne na kanë marrë vonë në darkë. Kur erdhëm tek drejtoria e Policisë i kishin bërë letrat. Na dhanë dhe bukën, këto janë sendet e djalit. Në ambientet e Komisariatit ka qëndruar 72 orë, sot doli në gjyq”, deklaroi babai i të riut.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anesti sefa arber sefa gjykata fier anesti sefa arber sefa gjykata fier

Sondazh

Poll