Aktualitet

Kur do të rifillojë sporti? Manstirliu ‘shuan’ shpresat: Jemi akoma me risk të lartë, nuk mendohet ende për rikthimin e

3 Maj 2020, 16:03 Nga DOSJA
Kur do të rifillojë sporti? Manstirliu ‘shuan’ shpresat:

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot për ecurinë e COVID-19 në Shqipëri. Në një lidhje direkte me emisionin “E diell” në Top Channel, Manastirliu ka treguar se çfarë do bëhet me sportin në këtë kohë pandemie.

Ajo u shpreh se nuk ka një datë fikëse por momentalisht duket shumë e vështirë që të lejohet edhe zhvillimi i stërvitjeve.

“Unë jam vetë sportdashëse njësoj si ata që e duan sportin jo në cilësinë e ministres po si sportdashëse e kam menduar shpesh se çfarë duhet bërë. Virusi nuk ka ikur dhe të gjithë duhet të përshtatemi, edhe sporti duhet të përshtatet. Jemi në diskutime me ekspertët dhe jemi ende në një risk të lartë dhe nuk mund të mendojmë për një rikthim të shpejtë qoftë edhe për stërvitje. Por, padyshim do të kemi edhe njoftime për sportin”, u shpreh Ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll