Aktualitet

VIDEO-Ekskluzive/ Skandali, polici me uniformë prek dhe ledhaton vajzën me makinën e shtetit në mes të rrugës

3 Maj 2020, 17:47 Nga DOSJA
VIDEO-Ekskluzive/ Skandali, polici me uniformë prek dhe ledhaton

TIRANË- Skandalet në Shqipëri tashmë janë bërë të zakonshëm. Sa bie njëri, ngrihet tjetri! I tillë është edhe rasti ekskluziv që sjell sot Dosja.al që mund ta shihni me sytë tuaj. Në video shihet qartë një makinë policie, me logon dhe dizenjimin e Policisë së Shtetit, me targë AA 589 RR, qëndron në mes të rrugës dhe aty shkon një vajzë.

Vajza e cila mesa duket në pamje sapo ka dalë nga shtëpia për të takuar “azganin”. Polici, pamja e të cilit nuk shihet në video, i ka duart e gjata, pasi nuk ngurron të fërkojë vajzën në mes të rrugës.

Ai nxjerr dorën nga xhami, e ul  pas dhe prek vajzën nga të pasmet, duke mos u shqetësuar se është në orarin e punës, i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, është në automjetin e shtetit shqiptar të paguar nga taksapaguesit për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Pamjet flasin vetë dhe nuk ka nevojë për më shumë koment! Ndiqini:

(F.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet polici prek vajzen ne rruge skandali ne tirane polici prek vajzen ne rruge skandali ne tirane

Sondazh

Poll