Aktualitet

Protokolli i plotë, çfarë duhet të bëni gjatë udhëtimit me taksi: Mbani maskë e doreza, nuk duhet përdorur kondicioneri

3 Maj 2020, 13:14 Nga DOSJA
Protokolli i plotë, çfarë duhet të bëni gjatë

TIRANË- Taksitë në të gjithë vendin mund të lëvizin nga nesër pa problem dhe të transportojnë pasagjerë nga një qytet në tjetrin. Por nisja e këtij shërbimi në kohë pandemie do të bëhet me disa protokolle të qarta dhe rregulla strike.

Në platformën e-Albaniam janë publikuar të gjithë protokollët e sigurisë, ku tregohen masat higjieno-sanitare që duhet zbatuar, si nga taskistët dhe nga qytetarët, për të frenuar përhapjen e COVID-19. Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse, të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Në automjet duhet të ofrohet produkti higjienizues i duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool. Po astu bëhet me dije se klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga automjeti, por detyrohet që të mbajë dhe doreza e maskë në çdo moment.

Kondicioneri duhet të jetë fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të automjetit dhe larje pas çdo turni, sidomos të dorezave të dyerve e sediljeve. Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

Protokollin e plotë e lexoni duke klikuar KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat lehtesuese protokolli i taksive udhetimi me taksi masat kunder covid 19 masat lehtesuese protokolli i taksive udhetimi me taksi

Sondazh

Poll