Aktualitet

Të gjithë me maska, por distanca e sigurisë nuk ‘njihet’, PAMJE nga operacioni i riatdhesimit nga Gjermania

3 Maj 2020, 12:00 Nga DOSJA
Të gjithë me maska, por distanca e sigurisë nuk

TIRANË– Një foto brenda një avioni ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në Shqipëri. Fotoja që mendohet të jetë shkrepur në avionin “Air Albania” në linjën e kthimit Frankfurt-Tiranë, tregon që nuk respektohen rregullat e sigurisë.

Siç duket edhe nga fotoja, distanca e sigurisë është një ‘luks’ pasi të gjithë udhëtarët ndahen nga vetëm disa centimetra nga njëri-tjetri, edhe pse mbajnë maskë vënë. Ajo që i bën pamjet me shqetësuese është fakti se në avion mund të ketë persona të prekur por asimptomatikë, që mund të infektojnë pa dashje dhe pasagjerin pranë tyre.

Ata nuk do të mund të identifikohen as në karantinë nëse janë prekur apo jo pasi nga e hëna sipas masave të liruara nag qeveria, ata që jetojnë në zonat ‘e kuqe’ do të mund të shkojnë në shtëpi për t’u karantinuar, duke mbartur me vete edhe rrezikun e koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll